Kërkohet plotësim-ndryshimi i Ligjit për regjistrin e të drejtave të pronës
Lexohet për: 2 min.
komiteti-zelfija
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Nevoja për plotësim-ndryshimin e Ligjit për themelimin e regjistrit të drejtave të pronës së paluajtshme dhe rëndësia e implementimit të Ligjit për kadastër të pronës së paluajtshme janë çështje e diskutuara sot në takimin mes Komitetit Ndërministror për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturës Kombëtare për Informacionin Hapësinor (IKIH) në Kosovë.

Në takim u theksua se administrimi dhe politikat lidhur me tokën janë thelbësore për qeverisje të mirë dhe rritje të qëndrueshmërisë ekonomike.

Zëvendësministri i Mjedisit Hysen Durmishi tha se e drejta e pronës qartësohet duke pasur një sistem kadastral të ndërtuar konform praktikave më të mira ndërkombëtare.

Drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Avni Ahmeti theksoi nevojën e plotësim-ndryshimit të Ligjit për themelimin e regjistrit të të drejtave të pronës së paluajtshme. Ai tha se ajo se çfarë përmban mandati i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit.

Përveç kësaj, Ahmeti kërkoi kufizim të mandatit të kësaj agjencie, ngase sipas tij kjo agjenci është teknike dhe e përkohshme.

Lidhur me këtë është përgjigjur drejtoresha e AKKVP-së, Afërdita Beka Arifaj, duke thënë se kjo çështje nuk është mision i pamundur.

"Mendojmë se të dhënat ekzistojnë, rrjedha e procesit dhe presim që gjithçka ka qenë në rregull dhe një krahasim për agjencinë është një mision i mundur dhe besojmë që do të kryhet duke u nisur  nga fakti që e kemi pasur një pilot projekt", tha Arifaj.

Në takim u diskutua rëndësia dhe qëllimi i implementimit të Ligjit për kadastër të pronës së paluajtshme. Ekspertja në AKK, Drenushë Januzi Kukaj  tha se implementimi i këtij ligji do të sjellë ndryshime në strukturën organizative të institucioneve që lidhen me kadastër, por do të krijojë edhe mundësi të reja për realizim të disa prej projekteve kapitale.

Ajo potencoi se qëllimi i këtij ligji është që të rregullojë shërbimin publik të regjistrimit të paluajtshmërisë në regjistra kadastralë është që të administrojë kadastrën.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024