Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për shitblerje të narkotikëve në Ferizaj
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Prokuroria Themelore Ferizaj (003)
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit E.T., për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.T., në shtëpinë e tij në fshatin Bërnicë e Poshtme, komuna Prishtinë, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ka poseduar dhjetë kilogramë e tetëqindë e pesdhjetë e një gram (10.851) gram substancë narkotike e llojit marihuanë, e cila më 06 nëntor 2024, gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse sipas Urdhëresës së Gjykatës, të njëjtit i’u është gjetur dhe sekuestruar, me çka kreu veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

I pandehuri që nga data 6 nëntor 2024,  me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024