Zhgënjimi i Bakraqit: Më kap ankthi kur kujtoj në çfarë kushtesh jam stërvitur
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua
Ajo ka thyer të gjitha rekordet shtetërore të atletikës por të njëjtat suksese nuk i ka arritur në arenën ndërkombëtare sepse mungesa e infrastrukturës në Kosovë ia ka pamundësuar Gresa Bakraqit që të jetë në nivel të barabartë me rivalet e saj.
Në një intervistë për KosovaPress, atletja nga Peja ka treguar hapur se sa e ka penalizuar mungesa e infrastrukturës adekuate për të pasur sukses edhe jashtë Kosovës.
Në mungesë të kushteve në vendin e saj, Bakraqi tregon se si në kushte të rënda ekonomike ka gjetur mënyra për të shkuar në kampe stërvitore në shtete të tjera.
Madje teksa kujton momente të vështira kur stërvitje në temperatura të ulëta, Gresa thotë se "e kap stresi e ankthi".
Shpresa për përmirësim të kushteve infrastrukturore ekziston pasi Kosova do t'i organizojë Lojërat Mesdhetare në vitin 2030 por Bakraqi ka dyshimet e saj se shteti po vonohet edhe në këtë aspekt.
Një situatë e tillë Bakraqi thotë se po bën që shumë atletë të zhgënjehen dhe ta braktisin këtë sport.
Së fundi Bakraqi ishte pjesë edhe e Lojërave Olimpike "Parisi 2024", por që nuk arriti të futej në zonën e medaljeve atje.