Kërkohet paraburgim ndaj një personi për kultivim dhe posedim të narkotikëve
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit S.J., pasi dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’ dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, i pandehuri S.J., më 14 Gusht 2024, në komunën e Kamenicës, me dashje, pa autorizim dhe me qëllim të prodhimit të narkotikëve, ka kultivuar bimën e kanabisit, në atë mënyrë që gjatë realizimit të urdhërkontrollit, nga ana e zyrtarëve policor në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur 8 bimë të llojit ‘’Canabis Sativa’’, me gjatësi prej 45 cm - 1.30m, në katër vazo të plastikës. Gjithashtu, tek i pandehuri është gjetur edhe substancë narkotike, e llojit ‘’Marihuanë’’, në peshë prej 1.00gr., të cilat janë sekuestruar. Me këto veprime i njëjti dyshohet të ketë kryer veprat e sipërshënuara penale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024