Kërkohej për vrasje, shtetasi malazez ekstradohet nga Gjermania në Kosovë
Tjera
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kërkohej për vrasje, shtetasi malazez ekstradohet nga Gjermania në Kosovë
Një shtetas malazez i kërkuar nga autoritetet e Kosovës për veprën penale “vrasje e rëndë” është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë.
Policia e Kosovës njoftoi se ekstradimi është realizuar më 21 maj 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante policore dhe institucionet e drejtësisë.
Sipas Policisë, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi kërkohej me letër-rreshtim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës. Ai dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë” dhe kishte qenë në arrati për t’iu shmangur drejtësisë.
Pas ekstradimit në Kosovë, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse policore për vazhdimin e procedurave ligjore.
Policia e Kosovës theksoi se bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare do të vazhdojë në funksion të luftimit të kriminalitetit, gjurmimit dhe arrestimit të personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.