Kërcënohet Armand Duka, arrestohen pesë të dyshuar
Lexohet për: 1 min.
fwqf
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Durrësit ka arrestuar sot pesë persona pasi kanë kërcënuar përmes mesazheve telefonike kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Mes këtyre personave bëhet fjalë për presidentin, drejtorin dhe përfaqësues të tjerë të Klubit të Futbollit Ilira.

Pasi policia ka marrë njoftimin nga Duka lidhur me kërcënimet e bëra ndaj tij, janë lokalizuar dhe janë shoqëruar personat e dyshuar: presidenti i klubit, Nazmi Selmani (57), dy djemtë e tij, Brajan Selmani (20) dhe Santiago Selmani (22). Krahas këtyre janë arrestuar edhe R.L. (30) dhe P.S, (26), të dy banues në Krujë.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë A.S. (24) dhe A.S. (39), po ashtu banues në Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale kanosje për shkak të detyrës së kryer në bashkëpunim. /EuronewsAl

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024