Kërcënimi për dialogun, Osmani kritikohet për gjuhë jo diplomatike
Lexohet për: 2 min.
osmani-macron-sholz-010623
1 vit më parë
Linku u kopjua

Reagimi i ashpër i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,ndaj paralajmërimeve për rishqyrtim të politikave për vizat po shihet nga analistët politikë si jo i duhur dhe aspak diplomatike ndaj aleatëve ndërkombëtar. Sipas tyre, kërcënimi me heqje dorë nga dialogu me Serbinë nëse pezullohet vendimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, nuk është zgjidhja e duhur, pasi Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut.

Analisti politik, Arton Demhasaj, thotë për KosovaPress, se pavarësisht paralajmërimit të presidentit francez, Emmanuel Macron për rishikim të vendimit për liberalizim të vizave për Kosovën, nëse nuk sillet me përgjegjësi në dialog, e para e vendit, Vjosa Osmani është dashur të jetë më e matur në deklarimin e saj.

Sipas tij, Osmani duhet të jetë më e përgjegjshme në raport me ndërkombëtarët, pasi Kosova s’është vend faktor i rëndësishëm që të kërcënojë Francën apo Bashkimin Evropian.

Në anën tjetër edhe profesori universitar, Mazllum Baraliu kërkon që krerët institucional të jenë më të kujdesshëm në deklarimet e tyre ndaj aleatët ndërkombëtar.

Megjithatë, Baraliu thotë se deklarata e Macron tingëllonte më shumë si ultimative ndaj Kosovës dhe Serbisë për progres në dialog.

Sipas tij, dy palët duhet t’i marrin seriozisht të njëjtat dhe të zbatojnë marrëveshjen bazë të Brukselit dhe të Ohrit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, në një deklarim para ambasadorëve francez më 28 gusht, ka thënë se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi në dialog.

Ndaj tij ditë më parë reagoi presidentja Vjosa Osmani, e cila se një veprim i tillë do ta vriste dialogun Kosovë-Serbi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024