Dhimbja e barkut shpesh është pasojë e ngrënies së tepërt ose zgjedhjes së gabuar të ushqimit, por mund të jetë edhe simptomë e një sëmundjeje të rëndë dhe është e nevojshme të flitet për këtë me një mjek.
Këtu janë pesë gjendje të rënda që mund të jenë arsyeja e dhimbjes së shpeshtë të barkut
Gastriti është një inflamacion i mukozës së stomakut që mund të ketë shumë shkaqe. Mund të jetë rezultat i Helicobacter pylori, stresit, dietës, rritjes së sekretimit të acidit të stomakut, drogës dhe alkoolit. Me gastrit ka dhimbje në pjesën e sipërme të stomakut, një ndjenjë e shpejtë ngopjeje dhe fryrje. Mund të shfaqen nauze dhe të vjella, si dhe jashtëqitje më të errëta.
Njerëzit me gastrit të shkaktuar nga bakteret (H. pylori) shpesh nuk kanë simptoma të tjera përveç dispepsisë së lehtë (probleme me tretjen). Zakonet e duhura të të ngrënit dhe një mënyrë jetese e rregullt janë të rëndësishme për parandalimin e gastritit.
2. Ulcera peptike
Ulcera peptike është një inflamacion i hapur ose dëmtim i shtresës mbrojtëse dhe mukozës në stomak, duodenum ose ezofag. Ulcera formohet nën veprimin e acidit klorhidrik të stomakut dhe enzimës pepsinë, kur ka dëmtim të shtresës mbrojtëse në mukozën e organeve të përmendura tretëse. Mund të shkaktohet nga duhani, alkooli, kafeina, por edhe stresi i madh.
3. Virus gastrik
Emri “virus gastrik” sugjeron se është një inflamacion viral i mukozës së stomakut ekskluzivisht. Megjithatë, në thelb është një inflamacion i mukozës së stomakut dhe zorrëve të vogla të një shkaku viral.
Viruset hyjnë në sistemin e tretjes drejtpërdrejt përmes ujit, ushqimit ose nëse njerëzit ndajnë të njëjtat takëme, dhe transmetimi është i mundur përmes kontaktit të ngushtë personal.
Në rastin e "virusit të stomakut", është e rëndësishme të plotësoni elektrolitet e lëngjeve të humbura nga diarreja. Fëmijëve dhe të rriturve duhet t'u jepet ujë i thjeshtë, çaj pa sheqer, supë ose pije të pasura me elektrolite në sasi të vogla, rreth 2 dcl çdo 30-60 minuta dhe të moshuarve çdo 15 minuta. Probiotikët dhe kosi mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e sëmundjes dhe të zvogëlojnë diarrenë.
Është një gjendje kronike në traktin tretës, e cila karakterizohet nga dhimbje barku dhe çrregullime të ritmit të jashtëqitjes, veçanërisht të theksuara në periudha stresi.
Sindroma e zorrës së irrituar shpesh shoqërohet me mos tolerancë ndaj disa ushqimeve, andaj alergjitë konsiderohen si një nga shkaqet e mundshme.
Ushqimi i duhur me marrjen adekuate të lëngjeve dhe aktivitet fizik mund të parandalojë shfaqjen e sindromës së zorrës së irrituar.
Personat e ekspozuar ndaj stresit si pasojë kanë vështirësi në tretje, andaj duhet të fokusohen në një mënyrë jetese të shëndetshme dhe teknika që do të minimizonin intensitetin e stresit dhe pasojat e tij në shëndetin e sistemit tretës.
5. Helmimi nga ushqimi
Bakteret, viruset dhe parazitët mund të shkaktojnë dhimbje stomaku. Mund të shfaqen diarre, marramendje dhe të vjella. Mund të ndodhë nëse ushqimi nuk trajtohet siç duhet.