Këmbësorin e mbyt vetura në Vragoli, lëndohen ngasësi dhe bashkëudhëtari
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Këmbësorin e mbyt vetura në Vragoli, lëndohen ngasësi dhe bashkëudhëtari
aksident-policia-shiriti
24/07/2026 - 14:31
Linku u kopjua

Një person ka mbetur i vdekur mëngjesin e sotëm pasi u godit nga një makinë në fshatin Vragoli të Prishtinës.

Zyrtarja policore, Luljeta Mehmeti konfirmoi për KosovaPress, se rasti ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë.

Pasi janë përgjigjur të gjitha njësitë relevante, këta të fundit kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.

Si pasojë e aksidentit lëndime poashtu kanë marrë i dyshuari, ngasësi i veturës si dhe udhëtari që ishte me të.

Rasti, sipas Mehmetit, është duke u hetuar nga njësitë kompetente, përderisa kufoma është përcjell për obduksion.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026