Trajnerja e xhudos Majlinda Kelmendi ka dhënë një tjetër intervistë të gjatë, kësaj radhe për faqen zyrtare të Unionit Evropian të Xhudos ku ka folur për vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar gjatë karrierës së saj deri tek titujt evropian e botërorë.
Ajo ka thënë se përkushtimi i madh në stërvitje që nga fëmijëria ishte çelësi i suksesit të saj.
Më pas ajo ka folur për problemet që ka derisa stërvitë xhudistët dhe xhudistët e rinj.
“Si trajnerë e re, e kam të vështirë ta bëj xhudistin të japë gjithçka, u themi stërvitjet fillojnë në orën 10:00, por ata nuk janë gati deri në orën 10:30, iu duhet kaq shumë kohë për t'u zgjuar. Unë shkoja një orë më parë vetëm për t'u përgatitur për stërvitje. Një trajner mund t'ju thotë se çfarë duhet të bëni, por edhe ju duhet të dëshironi ta bëni atë. Ne stërviteshim në Celje, flinim në një dhomë, pesë-gjashtë vajza në dysheme, hanim bukë e djathë tri herë në ditë, dhe po të arrinim të merrnim një pulë, o zot, ishte më e mira!.”, theksoi më tutje ajo, përcjellë KosovaPress.
“Po, mendoj se tani atletët e rinj nuk shohin aq shumë veten, jetën apo punën e tyre, por janë shumë të zënë duke parë të tjerët. Xhudoja ime nuk ishte e tillë, kështu që ju me të vërtetë duhet të kuptoni se kush jeni dhe çfarë është xhudo juaj, në mënyrë që të mund të stërviteni për të, kujdesuni vetëm për veten tuaj.”, ka thënë Kelmendi në fund.