Kryeministri britanik Keir Starmer dha dorëheqje nga kjo pozitë, të hënën, duke hapur rrugën që Britani të bëhet me një shef të ri qeverie, i cili do të jetë i shtati në pak më shumë se një dekadë.
Starmer njoftoi se po largohet edhe nga posti i liderit të Partisë Laburiste në pushtet, por do të mbetet kryeministër në detyrë deri sa partia të zgjedhë një udhëheqës të ri.
Starmer kishte siguruar një fitore bindëse në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024, por,siq raporton AP, një sërë gabimesh gjatë qeverisjes dëmtuan ndjeshëm besueshmërinë e tij.
Njoftimi erdhi pas presionit në rritje brenda partisë për t’ia dorëzuar drejtimin një figure të re që mund të rikthente mbështetjen për qeverinë.Ndër reagimet e para për largimin e tij ishte nga BE-ja. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi trashëgiminë politike të Starmerit pas njoftimit për dorëheqjen.
“Mund t’u duhen shumë liderëve vite për t’u shndërruar në burrështetas, ndërsa ju e arritët këtë brenda vetëm dy vjetësh”, shkroi ajo në platformën X. “Siguria evropiane dhe ajo e Ukrainës janë më të forta falë jush. Faleminderit, i dashur Keir”.