Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë ka kërkuar nga konsumatorët shtëpiak që ta kursejnë energjinë elektrike.
“Nëse çdo konsumator kursen energji elektrike për vete dhe familjen e tij, ne në fakt jemi duke kursyer energji edhe për konsumatorët e grupeve të ndjeshme, të cilëve mund të ju nevojitet energjia elektrike më shumë se kurrë”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Amvisëria si një ndër shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike mund të kontribuojë shumë në uljen e konsumit, sidomos aty ku ka mundësi të madhe të kursimit.
Nëse çdo konsumator kursen energji elektrike për vete dhe familjen e tij, ne në fakt jemi duke kursyer energji edhe për konsumatorët e grupeve të ndjeshme, të cilëve mund të ju nevojitet energjia elektrike më shumë se kurrë.
Shfrytëzimi i alternativave të tjera për ngrohje, aty ku ka mundësi.
Në objektet banesore ku është e pamundur një gjë e tillë, kalimi në ngrohës efiçient si dhe menaxhimi më i mirë i hapësirave të ngrohjes.
Përdorimi i pajisjeve elektro-shtëpiake në kohën kur energjia është më e lirë (jashtë pikut).
Ndalja e furnizimit pajisjeve që nuk ka nevojë të përdoren në kohë të caktuara, duke filluar nga dritat.