KE: BE do të bëjë gjithçka që Rusia të mos përdorë gazin si armë
Lexohet për: 1 min.
Valdis Dombrovskis
2 vite më parë
Linku u kopjua

Zëvendëpresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis tha sot se gazsjellësi Rrjedha Veriore 2, i projektuar nga Rusia, është vënë në pritje pasi KE po shqyrton harmonizimin e projektit me politikën evropiane energjetike dhe vuri në dukje se BE do të bëjë gjithçka që të parandalojë Rusinë të përdorë gazin natyror si armë.

Rrjedha Veriore 2, e cila kalon nga Rusia në Gjermani dhe përmes Detit Baltik, përfundoi në shtator, por miratimi i rregullatorëve në Gjermani dhe BE është në pritje për të filluar funksionimin, raporton Reuters.

Dombrovskis njoftoi gjithashtu se Komisioni Evropian planifikon të miratojë nesër një paketë ndihme financiare për Ukrainën me vlerë 1.2 miliard euro.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024