Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme kërcënon integritetin zgjedhor, ka thënë Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI). Sipas tij, projektligji i cili pritet të shqyrtohet në procedurë të përshpejtuar në Kuvend, është alarm për shoqërinë civile dhe për akterët e përfshirë në këtë proces. Kështu u shpreh ai në vlerësimet e propozuara lidhur me reformën zgjedhore, pas projektligjit të propozuar nga komisioni ad-hoc.
Kryeziu tha se për më tepër se një dekadë reforma zgjedhore ka mbetur peng i vullnetit politik. Sipas tij, ky projektligj do të procedohet në Kuvend me procedura të përshpejtuara, ani pse nuk ka nguti që të ndodhë një gjë e tillë.Kryeziu ka shtuar se Komisioni për Reformën Zgjedhore filloi punën në mënyrë të hapur, por në përmbyllje të procesit ka qenë i mbyllur për shoqërinë civile.
Më tej, Kryeziu ka shtuar se me këtë projektligj nuk do të ketë reformë, por regres zgjedhor. Ai ka folur edhe për përshtatshmërinë juridike të kandidatëve, ku ka theksuar se personave të akuzuar për vepra korruptive u mundësohet garimi në zgjedhje.
Po ashtu, Cakolli ka theksuar me rritjen e votës preferenciale mundësohet manipulimi nga ana e komisionerëve. Ai ka theksuar se ndryshimet e propozuara është mundësia e shkarkimit të kryesuesit apo anëtarëve të këtij institucioni me propozim të 2/3 të përbërjes së KQZ-së. Sipas Cakollit, me këtë mundësohet që të ketë politizim të mandateve dhe shkarkim të shpeshtë të kryesuesit apo anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.