Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme kërcënon integritetin zgjedhor, ka thënë Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Para gazetarëve, ai ka prezantuar vlerësimet lidhur me reformën zgjedhor, pas projektligjit të propozuar nga Komisioni Ad-Hoc.
"Ky ligj po tentohet që të futet në rend dite në procedura të përshpejtuara. Ky ligj përmban disa elemente, të cilat ne besojmë që seriozisht kërcënojnë integritetin zgjedhor. Reformë apo regres zgjedhor, nuk mendojmë që është regres zgjedhor, nuk është standard i vlerave në Kosovë", ka thënë Kryeziu.
Më tej, Eugen Cakolli nga KDI ka shtuar se në projektligijin e ri propozohet që qytetarët të kenë mundësi të votojnë 10 kandidatë brenda listës zgjedhore.
Ai tha se problem do të jetë edhe pavarësia e KQZ-së, ku ka përmendur shkarkimin e ish-kryesues, Valdete Daka.