KB Prishtina para ndeshjes me Trepçën: Marshojmë drejt finales
Lexohet për: 2 min.
pr
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sigal Prishtina dhe Trepça do të ballafaqohen të dielën në ndeshjen vendimtare për të siguruar vendin në finalen e madhe të këtij edicioni të Superligës së Kosovës në basektboll.

Pas katër ndeshjeve, rezultati është i barabartë ndërmjet këtyre dy skuadrave, ndërkohë që atmosfera para kësaj sfidë është jashtëzakonisht e nxehtë, sidomos pas polemikave për tentim për trukim të rezultateve që u nisën nga klubi bardh e kaltër si dhe duke vazhduar me sagën e ndryshimit të orarit dhe caktimit të tij nga ana e FBK-s për të dielën nga ora 17:15, raporton KosovaPress.

https://kosovapress.com/admin/kb-prishtina-kundershton-vendimin-e-fbk-se-refuzon-te-luaje-te-dielen-me-kb-trepcen/

Tre ditë para kësaj sfide vendimtare, në faqen zyrtare të Sigal Prishtinës është postuar një mesazh ku bëhet thirrje që mbështetje nga ana e tifozëve për të krijuar një atmosferë të zjarrtë.

Ky është postimi në faqen zyrtare të klubit:

BESA BESË PËR PRISHTINË!

KB Sigal Prishtina - KB Trepça

Të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve nga ora 17:15 luajmë ndeshjen e fundit gjysmëfinale ndaj Trepçës në kuadër të playoffit të Superligës së Kosovës. Në shtëpinë tonë, me atmosferën që vetëm tifozët tanë Plisat dinë ta bëjnë, marshojmë drejt finales!

https://kosovapress.com/admin/fbk-ende-ska-vendim-per-shtyrjen-e-ndeshjes-sigal-prishtina-trepca/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025