Kazuyoshi Miura bën sërish histori në moshën 59 vjeçare
Ndërkombëtar
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kazuyoshi Miura bën sërish histori në moshën 59 vjeçare
New Project - 2026-07-26T145433.262
26/07/2026 - 14:54
Linku u kopjua

Legjenda japoneze Kazuyoshi Miura ka shënuar golin e parë garues pas gati katër vitesh.

59-vjeçari i njohur si "King Kazu" shënoi në minutën e 52-të në fitoren 7-0 të Fukushima United ndaj Iwaki Furukawa në Emperor's Cup.

Ishte goli që e çoi rezultatin në 5-0, pas një asistimi të mrekullueshëm nga Takatora Einaga, i përfunduar me goditje të parë nga Miura.

Ai u zëvendësua tre minuta më vonë mes festimeve të gjithë skuadrës.

Ky është goli i tij i parë që nga nëntori i vitit 2022, kur kishte shënuar për Suzuka PG. Miura, i cili ka zgjatur huazimin te skuadra e kategorisë së tretë Fukushima United deri në qershor 2027, po përgatitet për sezonin e 42-të si profesionist dhe do të hyjë në të 60-at duke luajtur ende futboll profesionist.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026