Scaloni: "Arbitrimi i padrejtë? Jo. Spanja ishte më e mirë"
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Scaloni: "Arbitrimi i padrejtë? Jo. Spanja ishte më e mirë"
New Project - 2026-07-22T203857.418
22/07/2026 - 20:42
Linku u kopjua

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka folur me shumë klas pas humbjes në finalen e Kupës së Botës ndaj Spanjës.

Pavarësisht polemikave për golin e anuluar të Nico Williams në minutën e 97-të dhe kartonin e kuq të Enzo Fernandez, argjentinasi nuk kërkoi asnjë alibi.

"A ishte arbitrimi i padrejtë? Jo. Humbëm sepse Spanja ishte ekipi më i mirë".

"Duhet ta pranojmë këtë."

Ai shtoi se humbja duhet pranuar sepse sjellë mësime.

"Na mungoi diçka, ky është realiteti. Ndonjëherë duhet ta pranosh, dhe kjo vetëm do të na bëjë më të mirë"

Spanja e mbylli finalen në MetLife Stadium me fitoren 1-0 pas shtesës, me golin vendimtar të zëvendësuesit Ferran Torres në minutën e 106-të, për titullin e dytë botëror.

Argjentina, kampione në fuqi, nuk regjistroi asnjë goditje në portë në kohën e rregullt dhe mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Enzo Fernandez.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026