Katër vjet nga vendimi i Kushtetueses që rrëzoi Qeverinë Hoti
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Kushtetuesja hap dyert për qytetarët në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
3 orë më parë
Linku u kopjua

Gjykata Kushtetuese më 21 dhjetor 2020 shpalli të pavlefshëm mandatin e deputetit Etem Arifi dhe detyroi mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare brenda 40 ditësh, pasi vota e tij ishte vendimtare në votëbesimin e Qeverisë Hoti.

Kushtetuesja konstatoi se Qeveria Hoti nuk u zgjodh në pajtim me aktin më të lartë juridik të vendit dhe nuk ka pasur votat e nevojshme.

Më 3 qershor, qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti nga LDK-ja, mori 61 vota në Kuvend duke nisur detyrën si qeveri e re, pas prishjes së koalicionit me Vetëvendosjen.

Njëra nga 61 votat ‘pro’ ishte edhe ajo e deputetit Etem Arifi nga pakicat, i cili më 20 gusht 2019 ishte dënuar me një vit e tre muaj burg.

Më 6 tetor 2019, u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare ku Etem Arifi kandidoi dhe u zgjodh deputet. KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve dhe në listën e deputetëve të certifikuar ishte edhe Arifi.

Më 26 dhjetor 2019, u mbajt mbledhja konstituive e Kuvendit ku u konfirmua mandati i Arifit. Qe nga ajo kohë, Arifi vazhdoi të ushtronte funksionin e deputetit, edhe pse ndaj tij rëndonte një dënim gjyqësor i formës së prerë.

“Vendimi i Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, i 3 qershorit 2020, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Marrë parasysh se Qeveria nuk është zgjedhur sipas paragrafit 3 të nenit 95 të Kushtetutës, atëherë mbështetur në paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës, presidenti i Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet ditë nga dita e shpalljes së tyre”, thuhej në vendimin e Kushtetueses.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024