Katër vjet nga vdekja e veprimtarit dhe veteranit të UÇK-së, Rexhë Krasniqi
Lexohet për: 1 min.
Rexhe-Krasniqi
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot të bëhen katër vjet nga vdekja e veprimtarit dhe veteranit të UÇK-së, Rexhë Krasniqi.

Krasniqi ishte zë i artikuluar i interesit nacional, aktivist dhe veprimtar i shquar.

Rexhë Krasniqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare i viteve ‘90-ta, një nga themeluesit e shoqatës për kthimin e shqiptarëve dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me profesion inxhinier i diplomuar i teknologjisë, Rexhë Krasniqi ka dhënë kontributin e tij të madh edhe në Fabrikën e Birrës së Pejës, si drejtor teknik që nga vitet ‘70-ta deri me dëbimin e tij nga puna në vitin 1989, duke vazhduar punën pas çlirimit.

Rexhë Krasniqi vdiq pas një sëmundje të shkurtër si pasojë e COVID-19, në moshën 66-vjeçare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024