Gjykata Themelore në Pejë ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurve B.R, GJ.P, A.S dh M.S, të cilët akuzoheshin për një vrasje të ndodhur në muajin maj të vitit 2012 në Komunën e Deçanit.
Sipas gjykatës, i pandehuri B.R, në Z., me dashje dhe me qëllim të hakmarrjes së paskrupullt, e ka shtyrë të pandehurin GJ.P, që ky i fundit së bashku me të pandehurit A dhe M.S, ta kryejnë vrasjen e viktimës F.GJ, duke iu premtuar se nëse vrasjen do ta kryejnë sa më shpejtë, do të shpërblehen me shumë prej 150.000 franga dhe nëse vrasja do të ketë vonesë, do të shpërblehen me 100.000 franga.
Sipas komunikatës, i pandehuri M.S me datën 23.06.2014, rreth orës 08:40, në fshatin P, Komuna D, sipas porosisë së dërguar nga i pandehuri B R, përmes të pandehurit GJ.P, i ndihmuar nga i pandehuri GJ.P dhe A.S, në planifikim të kryerjes së vrasjes, siç është përshkruar në dispozitivin e parë dhe të dytë të kësaj aktakuze, e me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe për të pandehurit A S dhe GJ.P, në mënyrë dinake, privon nga jeta tani të ndjerin F.GJ.
“Në atë mënyrë që ditën kritike pas planit të arritur në mes të pandehurve, i pandehuri M dërgohet në pritë nga i pandehuri A , ashtu që i përgatitur në pritë në vendin e ngjarjes, pret momentin kur viktima me veturë të kaloi mbi urrën që lidh fshatin LL me fshatin P, me ç’rast i akuzuari M me të vërejtur veturën e viktimës duke kaluar mbi urrë pas veturës së të pandehurit Gj, shtënë me armë automatike në drejtim të veturës së viktimës duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, më pas i pandehuri M shkon tek vetura e viktimës dhe nga viktima merr një çantë krahu me pas largohet nga aty dhe pak më larg nga vendi i ngjarjes , të njëjtin me veturë e merr i pandehuri A dhe largohen nga aty, ku dhe shpërblehen për punën e kryer me shumën e përshkruar si në dispozitivin e dytë të aktakuzës, ndërsa me datën 01.03.2017 , arrestohen nga Policia e Kosovës. Me çka ka kryer vepër penale , të vrasjes së rëndë. Të pandehurit B.R gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej katërmbëdhjetë vite e gjashtë muaj, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim e të cilin dënim të mbetur me burg , i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Të pandehurit GJ.P gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej gjashtë viteve e të cilin dënim me burg i pandehuri e ka vuajtur. Të pandehurit A.S gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje tetë vite e gjashtë muaj, në të cilin dënim me burg i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, e të cilin dënim të mbetur me burg , i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Të pandehurit M.S gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje tetëmbëdhjetë vite e gjashtë muaj, në të cilin dënim me burg i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, e të cilin dënim të mbetur me burg , i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Të pandehurit B.R, GJ.P, A.S dhe M.S, secili veç e veç u obliguan që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës të ia paguajnë shumën prej pesëqind euro € në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej njëqind euro, si dhe në emër të taksës për viktimat e krimit shumën prej pesëdhjetë euro, e të gjitha këto në afat prej 15 ditëve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit. Të pandehurve B.R, A.S dhe M.S iu vazhdua paraburgimi pas shpalljes së aktgjykimit por jo më shumë se dënimi i shqiptuar. I dëmtuari për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzuar në kontest të rregullt civil”, thuhet në komunikatë.