Amina Omid, Ahmad Shaker, Nimatullah Gholami dhe Raifullah Nikzad – janë katër gazetarët afganë që kanë mbërritur sonte në Kosovë në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”.
Në njoftimin e AGK-së bëhet e ditur se gazetarët afganë u mirëpritën në aeroport nga Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, Zyrtarja Ligjore e ECPMF-së, Flutura Kusari, përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.
“Kosova i mirëpret katër gazetarët afganë
Amina Omid, Ahmad Shaker, Nimatullah Gholami dhe Raifullah Nikzad – janë katër gazetarët afganë që kanë mbërritur sonte në Kosovë në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”.
Gazetarët afganë u mirëpritën një muaj pas vendimit të Qeverisë për strehimin e tyre në Kosovë. Gazetarëve do t’u sigurohet strehim, pagë mujore, sigurim shëndetësor dhe biletë kthimi, kur rrethanat të krijohen që ata të kthehen në shtëpitë e tyre.
Programi “Journalists in Residence – Kosovo”, inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për gazetarët ukrainas dhe afganë mbështetet bujarisht edhe nga Iniciativa Hannah Arendt”, thuhet në njoftimin e AGK.