Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve javën e kaluar shpalli kategorizimin e ri të sporteve bazuar në aktivitete e zhvilluara gjatë vitit të kaluar, kategorizim ky i cili nuk u prit mirë nga disa prej federatave.
Ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte rënia në kategorinë B, e Federatës së Futbollit të Kosovës, si dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Të pakënaqur me kategrozimin e ri janë edhe në Federatën e Basketbollit. Kryearti i saj, Arben Fetahu për KosovaPress, ka theksuar se ky sport në asnjë mënyrë nuk e ka vendin në kategorinë B, sidomos për shkak të popullaritetin të madh që e ka në vendin tonë.
Ndryshe nga dy të parat, Federata e Volejbollit është renditur në kategorinë A dhe ky kategorizim sipas sekretarit të saj, Valon Nikqi ishte i merituar dhe krejtësisht i pritur.
Kujtojmë se kjo është hera e parë që kategorizimin e sporteve e bën Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pasi që deri më tani atë e bënte Komiteti Olimpik i Kosovës. /A.Bytyçi