Kate Beckinsale zbuloi pse kaloi 6 javë në spital
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Aktorja angleze Kate Beckinsale kaloi një periudhë shumë sfiduese të jetës.

Ndonëse më herët ka postuar foto nga spitali në Instagram pa treguar arsyen e shtrimit në spital, aktorja sërish ka vendosur t'i përgjigjet provokimeve të fansave se përse kaloi disa ditë në spital.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale lanë komente kureshtare për Beckinsale në Instagram, por ajo "shkëputi" komentet që e kritikonin për humbjen e peshës.

Tashmë dihet se ajo e ka nisur vitin duke vajtuar njerkun e saj, regjisorin Roy Battersby, ndërsa më herët ka treguar se nëna e saj po përballet me një gjendje të rënduar shëndetësore.

Kate Beckinsale iu përgjigj fansave ashpër dhe shpjegoi se për çfarë bëhej fjalë.

“Në fakt, pashë njerkun tim të vdiste në mënyrë tronditëse, nëna ime ka kancer në fazën e katërt dhe humba peshë shumë shpejt nga stresi dhe trishtimi. Isha në spital për gjashtë javë, sepse pikëllimi më çau një vrimë në ezofag duke më bërë që të hidhja sasi të bollshme gjaku, e kisha të vështirë të haja dhe thjesht po punoja shumë, vërtet shumë për një film që në fakt ishte mjaft stimulues sepse përfshinte temën e vdekjes së babait tim”, shkroi Beckinsale.

Aktorja 50-vjeçare ishte aktive në rrjetet sociale edhe gjatë qëndrimit në spital, ku vizitohej shpesh nga nëna dhe miqtë e saj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024