Kastrioti e mposht Vllazninë, Egnatia befasohet nga Bylisi
Lexohet për: 1 min.
11-Kastrioti
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar dy nga tre ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Shqipërisë, të vlefshme këto për xhiron e 14 të këtij edicioni, ku kemi rezultate interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Kamza”, Kastrioti e ka mposhtur skuadrën e Vllaznisë me rezultat minimal 1:0, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Silvio Zogaj, i cili vulosi fitoren e Kastriotit me shifrat 1:0 në minutën e 66’.

Me pikët e reja, Kastrioti zë vendin e shtatë në tabelë me 18 pikë, një më pak se Vllaznia që renditet në vendin e gjashtë me 19 pikë.

Po ashtu, krahas këtij takimi u zhvillua edhe ndeshja mes Egnatias dhe Bylisit, ku ky i fundit ka befasuar nikoqirët.

Bylisi e ka mposhtur Egnatian 1:0 në stadiumin “Egnatia Arena”, falë golit të Flamur Rucit, i cili ia siguroi pikët e plota skuadrës së tij në minutën e 90+2’ të ndeshjes.

Me fitoren e sotme, Bylisi zë vendin e tetë në tabelë, tani në kuotën e 15 pikëve, krahas Egnatias që renditet e treta me 21 pikë të arkëtuara.

Rezultatet finale:

Egnatia 0:1 Bylis

Kastrioti 1:0 Vllaznia

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025