Kastrati: Të arrestohen të gjithë ata që morën pjesë në sulmet në veri
Lexohet për: 1 min.
kastrati-130623
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, thotë se Policia e Kosovës nuk duhet të zmbrapset deri në arrestimin e të gjithë serbëve që kanë marrë pjesë në sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Në një intervistë për KosovaPress, gjeneral Kastrati thekson se duke marrë parasysh praninë e trupave paqeruajtëse, nuk pritet përshkallëzim i situatës pas aksionit të sotëm.

"Është situatë mjaft e rëndë, Policia e Kosovës në asnjë moment nuk duhet të zmbrapset, që t'i arrestojë të gjithë ata që janë identifikuar që kanë marrë pjesë në sulmin e asaj të hëne", thotë Kastrati. 

Ai kërkon nga institucionet që veprimet të jenë të koordinuara me KFOR-in dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë.

Gjatë ditës së sotme, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri, Milun Milenkovic- Llune. Gjatë arrestimit janë lënduar tre zyrtarë policorë.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025