Kastrati për rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë: Nxitje lufte
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Eksperti i sigurisë, Kadri Kastrati deklaroi se rrëmbimi i sotëm i tre zyrtarëve policorë është nxitje lufte nga ana e Serbisë. Sipas tij, institucionet duhet të përdorin të gjitha mjetet diplomatike për të kërkuar kthimin e policëve të rrëmbyer nga Serbia.
Kastrati i tha KosovaPress-it se tre zyrtarët policorë janë marrë në territorin e Kosovës.
Më tej, Kastrati shtoi se Kosova duhet të përdorë mjetet diplomatike për të kërkuar që zyrtarët policorë të kthehen në Kosovë.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Për rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë reagoi edhe kryeministri Albin Kurti. Sipas tij, kjo është hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit Millun Millenkoviq-Lune. Po ashtu, në reagimin e tij, Kurti theksoi se Policia e Kosovës është treguar e vetëpërmbajtur javët e fundit./Sh.Pajaziti