Kur flasim për kartolinat, kujtojmë një kohë kur komunikimi ndërmjet njerëzve bëhej përmes letrave. Këto kartolina, me imazhe të bukura dhe mesazhe të ngrohta, ishin një mjet i zakonshëm për të shprehur dashuri dhe urime. Megjithatë, me ardhjen e teknologjisë, kartolinat janë përfshirë në një rrugëtim të panjohur drejt harrimit.
Liridona Bujupaj-Sabedini, pronare në një nga dyqanet e dhuratave në kryeqytet, thotë për KosovaPress, se kartolinat për një kohë të gjatë janë përdorur si mjet komunikimi mes njerëzve, por me ardhjen e teknologjisë ata kanë filluar që urimet t'i shkëmbejnë në mënyrë digjitale.
Shoqata “Autizmi”, e cila merret me fëmijë me nevoja të veçanta, ndër aktivitetet e shumta që realizon, është edhe punimi i kartolinave nga vetë fëmijët me autizëm, të cilat blihen nga institucionet dhe bizneset e ndryshme.
Drejtoresha e kësaj shoqate Hatixhe Hoxha, thotë për KosovaPress, tha se shitja e kartolinave mbulon shpenzimet e fëmijëve me autizëm për ata që janë me raste sociale.
Nga ana e tyre, qytetarët shprehën nostalgjikë, duke e pranuar se mesazhet i dërgojnë vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ramadan Azemi tregon se kartolinat i ka përdorur vetëm kur ka qenë në moshë të re.
Mendrit Ramadani thotë se kartolinat nuk i mungojnë shumë, pasi ai përdorë rrjetet sociale si mjet komunikimi me të tjerët.