Kaq subjekte politike janë gjobitur gjatë vitit të kaluar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjatë vitit të kaluar, 15 subjekte politike kanë realizuar të hyra në vlerë prej mbi katër milionë euro, ndërkaq kanë shpenzuar mbi tre milionë euro. Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike ka gjobitur 14 subjekte politike për shkak të shkeljeve. Kështu u tha në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë shqyrtimit të raportit përfundimtar “Auditimi i raporteve vjetore financiare të subjekteve politike – Pasqyrat financiare të vitit 2023”.

Me tetë vota për, anëtarët e KQZ-së kanë miratuar rregulloren zgjedhore për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin dhe deklarimin financiar.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se janë audituar 54 subjekte politike.

Buzhala deklaroi se gjatë vitit të kaluar kanë pranuar donacione 11 subjekte politike.

Ndërsa, ka treguar se Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike gjatë vitit të kaluar ka gjobitur 14 subjekte politike.

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë pasur vërejtje për ligjin, i cili mundëson auditimin e subjekteve politike.

Sami Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që ky ligj të amendamentohet.

Me tetë vota për, anëtarët e KQZ-së kanë miratuar edhe rregulloren zgjedhore për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin dhe deklarimin financiar. Në këtë mbledhje është porpozuar që të ndalohet vendosja e materialit nga subjektet politike në ndërtesa apo objekte të banimit pa pëlqimin e banorëve dhe pa kontraktim.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024