Kapsula kohore 130-vjeçare
Lexohet për: 2 min.
-640-0-kapsulajpg-1640776442
3 vite më parë
Linku u kopjua

Një kuti bakri që besohet së është e 130 viteve më parë është gjetur nga punëtorët në piedestalin e një statuje të një gjenerali të Konfederatës. Kjo është kapsula e dytë e kohës e zbuluar në këtë vend.

"Ata e gjetën atë!" postoi në Twitter Guvernatori i Virxhinias, Ralph Northam. "Kjo ka të ngjarë të jetë kapsula e kohës që të gjithë po kërkonin."

Sipas një artikulli të gazetës të vitit 1887, një kapsulë kohore e fshehur në bazën e statujës së gjeneralit Robert E. Lee, i cili komandonte Ushtrinë e Virxhinias Veriore gjatë Luftës Civile, përmbante relike si butona dhe plumba, monedhë konfederate, harta, një foto e rrallë e presidentit të vrarë Abraham Lincoln dhe sende të tjera.

Një enë me madhësi si kutia e këpucëve e gjetur në bazën e statujës u hap nga konservatorët javën e kaluar, por qartësisht nuk ishte kapsula e kohës e përmendur në artikullin e gazetës së 1887-ës.

Statuja e Lee në Richmond, qyteti i Virxhinias që ishte kryeqyteti i Jugut gjatë konfliktit të përgjakshëm të 1861-65, u hoq në shtator, bashkë me një numër monumentesh të Konfederatës pro-skllavërisë, pas protestave për drejtësi racore vitin e kaluar pas vdekjes së George Floyd.

Kutia e parë e zbuluar përmbante tre libra, një fotografi në një zarf pëlhure të lagur dhe një monedhë.

Artikujt dukej se ishin kujtime të lënë pas për pasardhësit.

Kapsula e kohës e gjetur të hënën është rreth dyfishi i madhësisë. Northam tha se konservatorët do ta studionin atë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025