Kapiteni i Cityt dëshiron të largohet nga klubi, vjen reagimi i Guardiola
Sport
Lexohet për: 2 min.
Kapiteni i Cityt dëshiron të largohet nga klubi, vjen reagimi i Guardiola
1 orë më parë
Linku u kopjua

Në raundin e tretë të Kupës FA Manchester City mposhti në shtëpi Salford, skuadrën e kategorisë së katërt angleze, me rezultat 8:0.

Ishte një ndeshje që shkoi në drejtim të fitores për kampionët e Anglisë që në fillim. Autorë të golave ishin Jeremy Doku dy herë, James McAtee het-trik, Nico O'Reilly, Jack Grealish dhe debutuesi Divin Mubama.

Pas ndeshjes, trajneri Pep Guardiola ka folur për të ardhmen e kapitenit Kyle Walker. Ai zbuloi se Walker kishte kërkuar të largohej nga klubi.

“Ai shkoi të fliste me klubin. Ai dëshiron të eksplorojë opsionet e tij, kështu që mund të mos ndodhë, ne nuk e dimë. Lëreni të eksplorojë situatën e tij, unë e respektoj. Unë jam më shumë se mirënjohës për atë që ai ka bërë për ne gjatë viteve. Sinqerisht nuk e di se çfarë do të ndodhë", tha Guardiola.

Kyle Walker është larguar nga formacioni fillestar këtë sezon, gjë që është një nga arsyet pse ai dëshiron të largohet. Për Walker ka interes nga Arabia Saudite.  

Walker iu bashkua Cityt nga Tottenham në vitin 2017 dhe që atëherë ka fituar gjashtë tituj të Premier Ligës, dy FA Cup dhe një herë Ligën e Kampionëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025