Liverpool fiton si mysafir, Nottingham Forest deklason Brighton 7:0
Sport
Lexohet për: 1 min.
Skuadra lidere në Premier Ligën angleze ka shënuar edhe një fitore në ndeshjen e radhës në udhëtim ndaj Bournemouth.
Mohamed Salah shënoi dy gola për tri pikët e reja që e mbajnë Liverpool të sigurt në pozitën e parë.
Ylli egjiptian shënoi në minutat 30’ nga penalltia dhe 75’, pas asistimit të Jones.
Në këtë mënyrë Salah vazhdon të prijë në listën e golashënuesve me gjithsej 21 gola, tre më shumë se norvegjezi Erling Haaland.
Pas 23 xhirosh, “të kuqtë” kryesojnë me 56 pikë, nëntë më shumë se Arsenal e Nottingham Forest. Ky i fundit shënoi sot fitore bindëse si vendës ndaj Brighton me rezultat 7:0.
Skuadra Everton mposhti Leicester City 4:0. Ipswich Town pësoi si vendës ndaj Southampton 1:2. Me të njëjtin rezultat fitoi Fulham si mysafir ndaj Newcaste United. Wolves ndërkaq ishte më i mirë në terrenin vendës ndaj Aston Villa me rezultat 2:0.
Nesër zhvillohen duelet Brentford-Tottenham, Manchester United-Crystal Palace dhe derbi i madh në “Emirates” Arsenal-Manchester City.
Chelsea-West Ham United përmbyllin xhiron e 23-të të ligës angleze në futboll ditën e hënë nga ora 17:30.