Kapitenët me më së shumti finale të Kupës së Botës
Lexohet për: 1 min.
1-Kapitenet
1 vit më parë
Linku u kopjua

Lionel Messi shënoi golin e parë nga penalltia në finalen e Kupës së Botës kundër Francës, në ndeshjen ku Argjentina u kurorëzua me titullin e kampionit të botës.

Për Lionel Messin dhe Hugo Llorisin e Francës, finalja mes Argjentinës e Francës ishte finalja e dytë e një Kupe të Botës ku ata udhëhoqën kombëtaret e tyre si kapitenë, raporton KosovaPre4ss.

Kështu, ata përsëritën rekordin e turneut që ishte në pronësi të përbashkët të tre lojtarëve të tjerë.

Më poshtë mund të gjeni listën e kapitenëve me më së shumti finale në Kupën e Botës.

Karl-Heinz Rummenigge (Gjermania) – 2 finale (1978, 1982)

Diego Armando Maradona (Argjentina) – 2 finale (1986, 1990)

Dunga (Brazil) – 2 finale (1994, 1998)

Lionel Messi (Argjentina) – 2 finale (2014, 2022)

Hugo Lloris (Franca) – 2 finale (2018, 2022)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024