Kapet në flagrancë derisa pranon para, ngrihet aktakuzë ndaj një personi
Lexohet për: 1 min.
Prokuroria Speciale e Kosoves
1 vit më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, ndaj të pandehurit SH.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ushtrim i ndikimit.

I pandehuri gjatë vitit 2022 dhe 2023 kishte kërkuar dhe pranuar përfitim pasuror për vete.

Ai një gjë të tillë e kishte bërë “me premtimin se do të ushtrojë ndikim” të padrejtë mbi vendimmarrjen e personave zyrtarë të një ministrie dhe gjatë aplikimit të masave të veçanta të simulimit të veprës së korrupsionit i pandehuri arrestohet nga Policia e Kosovës në flagrancë derisa pranon një shumë të parave.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025