Kapet mall i kontrabanduar në vlerë rreth 18 mijë euro
Lexohet për: 2 min.
Foto nr.2
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një person është arrestuar të martën në Viti, pasi dyshohet se po fuste mall të kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut në Kosovë. 

Në komunikatën për media bëhet e ditur se vlera e mallit të kontrabantuar, e që është proteina të llojeve të ndryshme, është rreth 18 mijë euro.

“Më 13.11.2023, Njësia e Task Forcës – Lindje gjatë zbatimit të detyrave sipas autorizimeve policore për parandalimin, identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar kryes të veprave penale, ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar me iniciale  R. T., tek i cili gjatë kontrollimit të mjetit janë gjetur të ngarkuara 43 paketa me mallra-suplemente  (proteina) të llojeve të ndryshme me peshë rreth 210 kg, me vlerë sipas tregut rreth 18.000 euro, mall për të cilin nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e tij, i cili dyshohet se ishte kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga RMV-RKS”, thuhet po aty.

Bëhet e ditur se lidhur me rastin është kryer edhe kontrolli në një lokacion tjetër të dyshuar por nuk është gjetur sasi e mallrave tjera.

“Të gjitha veprimet rreth rastit janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli  dhe automjeti janë dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë dhe rasti trajtohet tutje në procedurë të rregullt”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025