Kapërcimi i vakteve mund të ketë pasoja shëndetësore
Lexohet për: 2 min.
vakti
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kapërcimi i një ose më shumë vakteve lidhet me rrezikun e vdekjes së parakohshme dhe problemeve kardiovaskulare, por edhe të ngrënit shumë pranë njëri-tjetrit nuk është i shëndetshëm.

Hulumtimi, i kryer në më shumë se 24,000 njerëz mbi moshën 40 vjeç, zbuloi se kufizimi i ngrënieve të vakteve gjatë ditës lidhet me një rrezik më të lartë të vdekshmërisë së hershme gjithashtu dhe anashkalimi i mëngjesit lidhet me një rrezik më të lartë të vdekjeve nga problemet e zemrës ose enëve të gjakut.

Përfundimet, u publikuan në Journal of the Academy of Nutrition and Dietetics , dhe vunë në pikëpyetje përfitimet e ushqyerjes me ndërprerje duke nënvizuar rëndësinë e  kujdesit dhe vëmendjes ndaj ushqyerjes së trupit në kohën e duhur.

Kapërcimi i vakteve është më i zakonshëm tek ata që pinë duhan dhe alkool dhe tek ata që nuk ushqehen mjaftueshëm me vlera ushqyese.

Një shpjegim i mundshëm për rrezikun qe sjell kapërcimi i vakteve, do të konfirmohet në studime të mëtejshme. Anashkalimi i vakteve çon në marrjen e të gjitha kalorive që na nevojiten duke shkaktuar çekuilibër në organizëm, për shembull në rregullimin e glukozës dhe menaxhimin e dobët të metabolizmit. Jo më kot edhe ngrënia e të tre vakteve, por në kohë me më pak se 4.5 orë diferencë, lidhet me një rrezik më të madh të vdekshmërisë së hershme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024