Kapen thika, para fals e cigare elektronike në shkollat e Vushtrrisë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Kapen thika, para fals e cigare elektronike në shkollat e Vushtrrisë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese për ofrimin e sigurisë në shkolla, zyrtarë policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, më 17 tetor  kanë zbatuar masa dhe kontrolle sigurie në shkolla.

Në bazë urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente janë kontrolluar mbi 3400 nxënës të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta në Vushtrri.

Gjatë kontrollimit në posedim te nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar një thikë, dy cigare elektrike, dy maska dhe dy bankënota nga 200 euro fals.

Provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit kompetent, ndërsa për dy bankënotat e falsifikuara është iniciuar rast për vepër penale “falsifikim i parasë”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024