Kapen dy persona për fajde në Prishtinë, i treti në arrati
Siguri
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona sot në kryeqytet, pas raportimit të një rasti për fajde më 9 tetor 2024, për të cilin në kërkim është vënë edhe një person i tretë.

Zyrtarët e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, kanë identifikuar tre të dyshuar lidhur me rastin, dy prej të cilëve janë arrestuar dhe intervistuar sot - A.F. (38) dhe E.F. (19), shtetas të Kosovës, të cilët me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje 48 orë.

Aktualisht hetuesit janë në kërkim të personit të tretë, i cili ndodhet në arrati.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024