N'Golo Kante ka blerë klubin belg Royal Excelsior Virton, që garat i zhvillon në Ligën e Tretë të Belgjikës.
Mesfushori francez do të marrë postin nga Flavio Becca si kryetar i klubit, i cili është me bazë pranë kufirit me Luksemburgun, më 1 korrik, raporton KosovaPress.
“Ai është një lojtar i klasit të madh, jo vetëm për cilësitë e tij të futbollit, por gjithashtu dhe mbi të gjitha për cilësitë njerëzore të njohura”, shkruhej më tej në komunikatën e Royal Excelsior Virton.
Skuadra belge është në proces rikthimi të licencës profesionale dhe do të luajë në Divizionin 1 të Belgjikës në sezonin 2023/24.
Klubi thotë se ata janë pa borxhe dhe një bord drejtues do të zgjidhet në ditët në vijim.
Kante e filloi karrierën e tij në divizionet amatore të Francës në Boulogne, përpara se të dallohej nga Caen në vitin 2013.
Ai gjithashtu luajti një rol kyç në triumfin e Francës në Kupën e Botës 2018.