Dy persona janë arrestuar në raste të veçanta, në Deçan dhe Klinë, nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarëve policorë, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në mbajtje edhe për posedim të paautorizuar të armës.
Sipas njoftimit të forcave të rendit, rasti i parë ka ndodhur të hënën pasdite në Deçan, ku një i dyshuar ka kanosur dhe sulmuar dy zyrtarë policorë pasi ata i kishin shqiptuar një tiketë për kundërvajtje. Gjatë arrestimit të tij, policia ka përdorur sprej. Dy pjesëtarët e rendit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Gjatë kontrollit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe nëntë fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. /KosovaPress/