Kane komenton ardhjen e Solanke tek ish-skuadra: Do të jetë i shkëlqyeshëm
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-golashënuesi rekord i Tottenham, Harry Kane, ka mbështetur sulmuesin e ri të Spurs, Dominic Solanke, me vlerë 65 milionë funte.

Solanke shënoi 19 herë për Bournemouth në Premier Ligë sezonin e kaluar, por do të jetë në krye të linjës për Spurs këtë sezon pasi skuadra e Londrës, e cila e shiti Kane te Bayern verën e kaluar, përmbylli marrëveshjen të shtunën.

"Duhet të jetë fantastike. Dom është një lojtar i madh," tha Kane për bashkëlojtarin e tij në Angli, pasi u shfaq kundër ish-skuadrës së tij në një fitore miqësore për Bayern.

"Ai luan me intensitet të lartë, me shpejtësi të lartë. Sigurisht që do të ketë shanse në këtë ekip me mënyrën se si luan Ange. Mendoj se është një nënshkrim shumë i mirë. E pashë atë në dhomën e zhveshjes dhe i urova gjithë të mirat dhe sigurisht shpresoj që ai të ketë një sezon të mrekullueshëm".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024