Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq ka deklaruar se opinioni në Kosovë është kundër Gjykatës Speciale, sepse nuk e sheh se është arritur drejtësi për 10 mijë të vrarët apo 7 mijë civilet shqiptarë, dhe se tani komandantët kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po gjykohen.
Kandiq ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare se ka bërë një gabim të madh, pasi nuk ka pasur një strategji se cka duhet bërë pas mbylljes së Tribunat të Hagës në vitin 2017. Sipas saj, qasja e BE-së, se shtetet në territorin e ish-Jugosllavisë, institucionet gjyqësore, do të marrin juridiksionin e Gjykatës së Hagës dhe do të gjykojë ashtu siç ka gjykuar Tribunali i Hagës, ishte gabim pasi në fakt assesi nuk është bërë.
Kandiq shtoi seorganizatat e shoqërisë civile, sot janë në një situatë për të vënë në dyshim në mënyrë kritike nëse duhet të jenë kundër gjykimit në mungesë apo ta pranojnë atë si një mënyrë të pashmangshme në shoqëri të tillë si Serbia dhe vendet fqinje ku nuk ka vullnet politik dhe nuk ka asnjë institucion të pavarur që do të merret në të vërtetë me gjykimet apo procedimin e krimeve të luftës.