Zgjedhjet për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës janë caktua që të mbahen me 6 prill.
Menjëherë pas caktimit të kësaj date kanë filluar debate të shumta rreth asaj nëse ky kuvend është thirru duke respektuar normat statutare të FFK-së dhe më pastaj erdhi edhe reagimi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e po ashtu edhe e Komitetit Olimpik të Kosovës që kërkuan mbajtjen e këtij kuvendi duke respektuar rregullat dhe të gjitha normal ligjore, transmeton KosovaPress.
Në media është raportuar se në garë për të parin e FFK-së do të jetë edhe Gramos Vokrri, djali i legjendës së futbollit të Kosovës Fadil Vokrri.
Në një përgjigje për KosovaPress, ai ka thënë se është në bisedime me klube që kanë shprehur dëshirën për ndryshime brenda FFK-së dhe po e konsideron këtë mundësi, por ende nuk ka marr një vendim përfundimtar.