Kampioni turpërohet nga Lazio
Lexohet për: 1 min.
21-Kampioni
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar derbi italian mes Lazios dhe Milanit, ku nikoqirët kanë arkëtuar pikët e plota duke e shkatërruar kampionin e Serie A.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Olimpico”, Lazio e ka mposhtur Milanin me rezultat të thellë 4:0, raporton KosovaPress.

Lazio krijoi epërsi prej dy golave në pjesën e parë, falë golave nga Milinkovic-Savic (minuta e 4’) dhe Mattia Zaccagni (minuta e 38’), ndërsa paraqitjen fantastike e vazhdoi edhe në pjesën e dytë.

Luis Alberto shënoi nga pika e bardhë për ta thelluar epërsinë e Lazios në 3:0, kurse golin e fundit të ndeshjes e shënoi Felipe Anderson, i cili vulosi fitoren e vendasve me shifrat 4:0 në minutën e 75’.

Me pikët e reja, Lazio ngjitet në kuotën e 37 pikëve në vendin e tretë, një pikë më pak se Milani që zë vendin e dytë me 38 pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 4:0 në favor të Lazios.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025