Kampioni mposht Interin, “Derby della Madonnina” i takon Milanit
Lexohet për: 2 min.
35-Kampioni
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar derbi tejet interesant mes dy gjigantëve italianë, AC Milan dhe Inter, ku fitorja i takon “Rossonerëve”.

“Derby della Madonnina” i takon AC Milanit, i cili pas 90’ minutave lojë të zhvilluara ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 3:2 kundër Interit, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mesfushori kroat, Marcelo Brozovic, i cili në minutën e 21’ të ndeshjes kalon “Nerazzurët” në epërsi prej 1:0.

Por, gëzimi i Interit nuk zgjati shumë, pasi që Milani arriti ta gjejë golin e barazimit shtatë minuta më vonë përmes yllit portugez, Rafael Leao, i cili shënon për 1:1 në minutën e 28’ të ndeshjes.

Pjesën e dytë e nisën më mirë “Rossonerët”, ku Giroud shënon në minutën e 54’ për 2:1, kurse Leao e thellon epërsinë në 3:1 në minutën e 60’ të ndeshjes.

Golin e fundit të këtij takimi dhe të dytin për Interin e shënoi sulmuesi Edin Dzeko, i cili në minutën e 67’ e vulos rezultatin final 3:2.

Me pikët e reja, Milani ngjitet në vendin e parë në Serie A në kuotën e 11 pikëve, krahas Interit që tani zë pozitën e pestë me nëntë pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 3:2 në favor të Milanit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024