Kampionati Evropian i xhudos në Kosovë, Çeku: Ngjarje botërore që do të sjellë promovim
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Organizimin e Kampionatit Evropian të xhudos në Kosovë, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku e quajti ngjarje ndërkombëtare, që do të të sjellë promovim për vendin.

Ndër të tjera, Çeku shkroi se angazhimi dhe investimi i vazhdueshëm në sport po sjell rezultate.

“Kosova për herë të parë do ta organizojë kampionatin europian të xhudos "European Championships Open". Në fund të këtij viti, qytetarët tanë e sportdashësit do të kenë mundësi të shohin ndeshjet mes xhudistëve më të mirë të Evropës. Një ngjarje ndërkombëtare sportive që do të sjell promovim dhe të mira të tjera për vendin tonë.”, shkroi ministri Çeku në Facebook.

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka informuar dje se Federata e Xhudos e Kosovës për herë të parë do të jetë organizatore e Kampionatit Evropian të xhudos. Ky Evropian i xhudos është formati i ri i ngjarjes kontinentale, që ndryshe njihet si “European Championships Open”. Evropiani i xhudos është i hapur dhe do të organizohet vetëm për kategoritë deri në 57 kilogramë dhe deri në 73 kilogramë, ku Kosova do ta ketë të drejtën të paraqitet me nga dy xhudistë në kategori, për dallim prej shteteve tjera që do ta kenë nga një./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/kosova-do-ta-organizoje-kampionatin-evropian-te-xhudos/
Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete?
E mirë
Mesatare
E dobët
Voto
87
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024