Kamberi: Politikanët serbë përdorin vrasjen e policit për të shmangur çështje kritike si minierat e litiumit
Lexohet për: 2 min.
tr3t32
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Aktivistja e shoqërisë civile, Kaltrina Kamberi ka deklaruar se politikanët serbë po përdorin vrasjen e një polici nga një i dyshuar shqiptar si taktikë shpërqendrimi nga çështjet kritike në Serbi.

Ajo nënvizon se presidenti serb Aleksandar Vuçiq bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq dhe Petar Petkoviq kësisoj po shmangin fokusin nga çështjet si minierat e litiumit në luginën e Jardës.

"Ivica Daçiq dhe Petar Petkoviq, së bashku me Aleksandar Vuçiq, po e shmangin fokusin nga çështjet si minierat e litiumit në luginën e Jadrës duke theksuar vrasjen e një polici nga i dyshuari kosovar si një taktikë shpërqendrimi. Pretendimet e tyre se 'terroristët' dhe 'ekstremistët' shqiptarë nga Kosova janë një 'kërcënim' për stabilitetin, janë hedhur poshtë si boshe nga Stojanoviq, i cili i sheh veprimet e tyre si një përpjekje për të larguar vëmendjen nga çështja e Luginës së Jadrës", ka shkruar Kamberi në rrjete sociale.

Duke përdorur të arratisurin shqiptar, Kamberi thekson se Serbia synon të manipulojnë narrativën.

"Kosova nuk angazhohet në terrorizëm si Serbia, kështu që përpjekjet e tyre shihen thjesht si devijime nga çështjet reale në fjalë", përfundon ajo.

Ndryshe, autoritetet serbe kanë njoftuar sot për vrasjen e autorit të policit serb, por nuk e kanë konfirmuar emrin e tyre zyrtarisht.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është duke pritur një përgjigje zyrtare për konfirmimin e identitetit të personit të vrarë sot.

https://x.com/ThisisKaltri

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024