Joe Biden iu dorëzua thirrjeve të demokratëve, duke u tërhequr nga gara e zgjedhjeve presidenciale të Nëntorit në SHBA.
Në deklaratën e tij, të dielën, ai tha se vendimin e mori për të mirën e kombit. Presidenti po ashtu bëri thirrje që kandidati demokrat përballë Donald Trump duhet të jetë nënpresidentja Kamala Harris.
Por gjithçka shkoi ndryshe për Biden. Siç shkruajnë mediat e huaja, ai po kurohet nga Covid në shtëpinë e tij të plazhit në Delaëare, nga ku mori dhe vendimin më të vështirë të karrierës së tij politike. Pas mbledhjes me zyrtarët e tij më të afërt si Steve Richetti, Mike Donilon, Annie Tomasini dhe Anthony Bernal, Biden njoftoi tërheqjen e tij nga gara presidenciale, duke ia pasuar përgjegjësinë zëvendëses së tij, Kamala Harris.
Për demokratët, akti i Biden për t’u tërhequr cilësohet si patriotik, pasi vendosi vendin para interesit personal. Ndërsa Trump e cilësoi Biden si presidentin më të keq në historinë SHBA-ve.
Zyrtarët e fushatës së saj dhe aleatët bënë thirrje duke u kërkuar delegatëve në konventën e Partisë Demokratike që mbahet muajin e ardhshëm që të bashkohen për të miratuar emërimin e saj për presidente në zgjedhjet e 5 Nëntorit kundër republikanit Donald Trump.
Ish-presidenti Bill Clinton dhe Hillary Clinton, e cila shërbeu si Sekretare e Shtetit nën Presidentin Barack Obama, gjithashtu mbështetën Harris. Megjithatë, të tjerë, duke përfshirë Pelosin dhe Obamën, nën të cilët Biden shërbeu si zëvendëspresident për tetë vjet, falënderuan presidentin amerikan për patriotizmin e tij, por ende nuk dhanë mbështetjen e tyre pas Harris ose ndonjë kandidati tjetër.