Kalon Amendamenti i Rrahmanit për pagën minimale deri në 500 euro, s'e pranon ministri Murati
Lexohet për: 2 min.
rrahmani-muratii-290523
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar të hënën amendamentin e propozuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, që paga minimale të bëhet 450 euro për vitin 2023 dhe në vitin 2024 të arrin në 500 euro.

Gjatë shqyrtimit të Projektligjit për pagën minimale në këtë Komision, ky amendament mori mbështetjen e Komisionit, por u kundërshtua nga ministri i Financave, Hekuran Murati duke e quajtur këtë tallëse me qytetarët.

“Neni 57 paga minimale, Qeveria e Kosovës në fund të çdo viti kalendarik përcakton pagën minimale sipas propozimit të Këshilli Ekonomiko Social, ndërsa në mungesë të ndonjë propozimi të tillë nga KES, të përcaktohet paga minimale në vlerë prej 450 euro për vitin 2023, kurse për vitin 2024 të jetë 500 euro bruto”, theksoi Rrahmani, raporton Kosovapress.

Në momentin që mori 6 vota pro amendamenti i propozuar nga deputeti i VV-së, Rrahmani, ka reaguar ministri Murati duke thënë se me propozimet e tilla po bëhet një tallje me qytetarët, pasi që sipas tij nuk do të ketë pagë minimale nga 450-500 euro.

Deputeti Rrahmani iu kundërpërgjigj duke thënë se po ia cenon të drejtën e deputetit.

Rrahmani tha po ashtu se: “Propozimi im ishte si deputet, të drejtën që e kam. Kuvendi është ai që të kontrollon ty, nuk je ti që e kontrollon”.

Lajmi i plotë në sisitemin me parapagim.

Amendamenti 57 i propozuar nga deputeti i VV-së, Rrahmani mori 6 vota për.

Gjatë ditës në këtë mbledhje opozita kërkoi përfshirjen e veteranëve në pagën minimale, ndërsa ministri Murati u shpreh kundër.

https://kosovapress.com/admin/opozita-kerkon-perfshirjen-e-veteraneve-ne-pagen-minimale-murati-shprehet-kunder/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024