Kalon projektligji në komision, deputetët në më shumë se dy komisione s’do të paguhen
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Komisionin Hetimor Parlamentar u miratua pika për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024. Përveç kësaj, u kërkua të angazhohen ekspertë të fushës lidhur me këtë komision. Pikë tjetër e miratuar në këtë komision ishte që projektligji për deputetët që marrin pjesë në më shumë se dy komisione nuk duhet paguar, të kalojë në Kuvend për shqyrtim dhe miratim. Anëtari i Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja tha se secili deputet që merr pjesë në më tepër se në dy komisione, nuk duhet të paguhet dhe kjo mund të parashihet në buxhet sipas tij. Ndërkaq, lidhur me angazhimin e ekspertëve, Muja tregoi se në të kaluarën përzgjedhja është bërë në bazë të konkursit, ku janë kërkuar tri lloje të ekspertëve, duke përfshirë një financier, një juridik dhe dikë me specializimin në arsim.

Lidhur me këtë, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka theksuar se janë dakorduar që të parashihen më shumë mjete për ekspertët dhe ekspertizën. Ndërkaq, kryesuesi i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj ka propozuar që mbledhja e ardhshme lidhur me këto kërkesa të deputetëve të mbahet të premten (17 maj). Me këtë u pajtuan edhe deputetët prezentë./Z.Zeneli/ 

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024